Aplikacion
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja prezantoi në mbledhjen e grupit raportin e PS për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut dhe i rekomandoi Kuvendit rrëzimin e kërkesës për marrjen e autorizimit.
Manja tha se nuk ka asnjë rrezik për arratisjen e Ballukut jashtë vendi dhe as për përsëritje të veprës penale.
“Balluku edhe pse ka qenë në dijeni të hetimeve që në gushtin e viti 2024, dhe psi iu njoftua akuza nga ana e SPAK ajo ka udhëtuar ia herë jashtë shteti, dhe përsëri është kthyer në Shqipëri në respekt të masës dhe në respekt të funksionit dhe procedimit penal. Ka udhëtuar në Bukuresht, Athin, Romë dhe në të gjitha rastet është kthyer n Shqipëri duke reflektuar sjellje të rregullt dhe jo shmangëse. Ka dorëzuar të gjitha dokumentet e identifikimit. Pretendimi se shtimi i sanksionit penal, mund të çojë në rrezik për tu arratisur, bie poshtë.
Rreziku i përsëritjes së veprës panel. Dhe kjo kërkon të jetë real dhe jo hipotetik. Mbahet në konsideratë të Balluku nuk ushtron funksione në administratë, dhe një interpretim që bën SPAK që çdo funksionar publik administron fonde, do të mjaftonte për të justifikuar rrezikun e veprës penal. Nuk qëndron. Ne si anëtarë të mazhorancës në këshillin e mandateve, arrijmë në përfundimin se nuk ka vend për dhënien e autorizimit për zëvendësimin e masës së sigurimit personal, atë të ndalimit jashtë shteti, me masën më të rëndë, atë të arrestit më burg apo në shtëpi. Është e vërtetë që në një shtet të drejtës, lufte kundër korrupsionit janë objektiva legjitim dhe të domosdoshme, këto objektiva duhet të orientohen për përputhje me kushtetutën. Ne i rekomandojmë seancës penale rrëzimin e kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimit për heqjen e lirisë së Ballukut, pasi nga shqyrtimi i materialeve që shoqërojë kërkesën e SPAK, nuk rezulton të jenë evidentuar domosdoshmëri të vendosjes së një mase të tillë. Kjo nuk e pengon SPAK të vazhdojë hetimet”, tha Manja.
Deputeti tha se SPAK po heton lirisht Belinda Ballukun dhe nuk është penguar në ushtrimin e kompetencave. Referuar relacionit të SPAK se pozita penale e Ballukut është rënduar, Manja shpjegoi se, “çdo zgjerim i hetimit të ishte një rrethanë e re për rëndim të masave atëherë do të binte që çdo hetim kompleks do të përbënte arsye për paraburgim”.
“Imuniteti për hetimin dhe ndjekjen penale nuk ekziston pas ndryshimeve kushtetuese në vitin 2012. Deputeti hetohet, ndiqet si cdo shtetas, ndaj tij mund të caktohen masa sigurimi deri tek arresti. Kushtetua ka ruajtur një imunitet procedural të kufizuar për masat që prekin lirinë personale. Për arrestimin kërkohet autorizim nga Kuvendi, nuk është mburojë penale, por mekanizëm balancues. Deputetja ka një masë sigurie penale, të daljes jashtë shteti. SPAK po heton lirisht dhe nuk po pengohet në ushtrimin e kompetencave sa i takon hetimit. Sa i takon kërkesës për zëvendësim mase, kompetenca përfundimtare, i takon kuvendit pasi merr një raport rekomandues nga këshilli i mandateve. Pretendimet se kuvendi, pengon drejtësinë, nuk kanë bazë ligjore, por janë pretendime politike. GJK nuk dha një vendim themeli”, u shpreh ish-ministri i Drejtësisë./ Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari