Aplikacion
Partia Socialiste mbledh sot Asamblenë në orën 10:00 në Durrës.
Në ambientet ku do të mbahet mbledhja ka mbërritur Rama dhe deputetët e tjerë.
Një nga figurat që tërhoqi më shumë vëmendje në Asamblenë e Përgjithshme të socialistëve ishte deputetja Belinda Balluku, aktualisht nën hetim nga SPAK. Pavarësisht hetimit ndaj saj, ajo nuk mungoi në Asamble.
Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës u shfaq në këtë aktivitet me një paraqitje të kuruar.
Vëmendje tërhoqi fakti që ajo qëndronte krah Blendi Klosit, ndërsa ishte e buzëqeshur, pavarësisht akuzave që rëndojnë ndaj saj për tenderat në kohën që ishte ministre./ Zoom.al