zoom

Aktualitet

Mesazh i fortë nga Brukseli: Çështjen “Balluku” po e monitorojmë me shumë kujdes, SPAK po bën punë të shkëlqyer

Mesazh i fortë nga Brukseli: Çështjen “Balluku” po e monitorojmë me shumë kujdes, SPAK po bën punë të shkëlqyer

Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka vlerësuar pozitivisht punën e Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri, duke theksuar se SPAK po jep rezultate të dukshme në luftën kundër korrupsionit.

Në një intervistë për median ndërkombëtare Politico, ajo u shpreh se institucionet europiane po ndjekin nga afër hetimet që po zhvillohen në vend, përfshirë edhe çështje konkrete si ajo e përmendur ndaj Ballukut.

Sipas saj, më e rëndësishme se vetë akuzat është mënyra se si trajtohen ato dhe reagimi i institucioneve përkatëse.

Kos theksoi se është normale që një strukturë antikorrupsion të zbulojë raste të reja, ndërsa shtoi se monitorimi i këtyre proceseve mbetet një prioritet për Bashkimin Europian. Ajo nënvizoi gjithashtu se, përtej ligjeve të forta, sfida kryesore mbetet ndryshimi i mentalitetit ndaj korrupsionit në shoqëri.

Sipas saj, ky është një proces i gjatë që nuk lidhet vetëm me Shqipërinë, por me të gjitha vendet kandidate për në BE, të cilat duhet të punojnë për të forcuar jo vetëm kuadrin ligjor, por edhe kulturën e integritetit publik.

“Ka edhe disa raste, dhe ju keni përmendur rastin e Ballukut të cilin po e monitorojmë me shumë kujdes. Ju e dini, SPAK-u, agjencia e antikorrupsionit në Shqipëri po bën një punë të shkëlqyer, dhe është në njëfarë mënyrë normale që ata të zbulojnë raste.

E rëndësishmja është të shihet që nëse këto çështje ekzistojnë, cilat janë reagimet, dhe këtë ne gjithashtu po e monitorojmë. Një tjetër çështje me antikorrupsionin e cila është tipike do të thoja për të gjithë vendet kandidate, është se mund të kesh legjislacionin më të mirë për të luftuar korrupsionin, por nëse korrupsioni pranohet në atë vend, atëherë juve keni një problem tjetër.

Kështu që të gjitha këto vende po kalojnë nëpër procesin e ndryshimit të mendësisë në raport me korrupsionin dhe kjo kërkon kohë”, u shpreh Kos./ Zoom.al

Postime të lidhura