Aplikacion
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përcaktuar një sërë kushtesh të reja për kryebashkiakët që synojnë të rikandidojnë në zgjedhjet lokale të ardhshme, duke e lidhur vazhdimësinë e tyre në detyrë me performancën konkrete.
Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, Rama theksoi se kandidatët për një mandat të dytë do të duhet të kenë të realizuara disa angazhime specifike në terren, të lidhura me zhvillimin ekonomik dhe menaxhimin e territorit.
Sipas tij, një nga kriteret kryesore do të jetë lidhja e kontratave në kuadër të asaj që ai e cilësoi si “paketa e maleve”, si dhe krijimi i ndërmarrjeve të përbashkëta që synojnë zhvillimin e zonave rurale dhe shfrytëzimin e potencialeve lokale.
Rama nënvizoi se për rikandidim do të kërkohet realizimi i një numri të caktuar marrëveshjesh dhe projektesh konkrete, duke e konsideruar këtë si një mënyrë për të garantuar rezultate reale në qeverisjen vendore.
Ai shtoi se bashkitë kanë tashmë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e territorit dhe se ky potencial duhet të shfrytëzohet përtej funksioneve bazë administrative.
“Nuk do të ketë asnjë kandidat për t’u rikandiduar si kryetar bashkie pa 10 kontrata të firmosura në kuadër të paketës së maleve dhe pa 3 ndërmarrje të përbashkëta të miratuara.
Është e pamundur që kjo gjë të thuhet dhe stërthuhet dhe ndërkohë reforma territoriale i vendosi bashkive në qendër gjithë atë territor rural në dispozicion dhe ai territor shikohet vetëm për punët komunale.
Ky është një kusht që të gjithë duhet ta mbajnë parasysh nëse duan të rikandidojnë përsëri”, tha Rama./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit