zoom

Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë, 31 persona nën hetim

Protesta para Kryeministrisë, 31 persona nën hetim

Policia e Tiranës ka nisur procedim penal ndaj 31 personave pas protestës së zhvilluar përpara godinës së Kryeministrisë, e cila shënoi tubimin e 29-të të qytetarëve në kryeqytet.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, personat e proceduar dyshohen për veprat penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime të paligjshme, prishjes së rendit dhe qetësisë publike, si dhe pengimit të qarkullimit të mjeteve të transportit.

Autoritetet bëjnë me dije se veprimet procedurale janë kryer pas verifikimeve dhe administrimit të provave që lidhen me zhvillimin e protestës.

Protesta e fundit para Kryeministrisë u shoqërua me marshime dhe bllokime të përkohshme të qarkullimit në disa akse të kryeqytetit, ndërsa pjesëmarrësit kanë përsëritur kërkesat e tyre politike dhe sociale./ Zoom.al

Postime të lidhura