zoom

Aktualitet

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet aksi Kakavijë-Janinë

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet aksi Kakavijë-Janinë

Fermerët grekë do të organizojnë protestën e radhës këtë të shtunë.

Për këtë arsye, Policia Kufitare Kakavijë është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Mijëra makineri bujqësore janë rreshtuar në rrugët kombëtare, zyrat doganore dhe pikat kyçe të Greqisë, duke e kthyer protestën e shkaktuar nga fermerët e vendit fqinj në një lëvizje mbarëkombëtare.

Fermerët po intensifikojnë presionin ndaj qeverisë, ndërsa bllokadat shtohen çdo ditë dhe numri i traktorëve në akset kryesore është në rritje të vazhdueshme./ Zoom.al

Postime të lidhura