Aplikacion
Autoritetet greke kanë njoftuar se segmenti rrugor Kakavijë–Janinë, në zonën e fshatit Kallpaq, do të qëndrojë i bllokuar sot nga ora 16:00 deri në 21:00, për shkak të protestës së paralajmëruar nga fermerët grekë.
Sipas informacionit të përcjellë nga Policia Kufitare Kakavijë, qarkullimi i mjeteve në të dy drejtimet do të jetë i bllokuar.
Gjatë orëve të bllokimit, do të lejohen të kalojnë vetëm automjetet që paraqesin emergjenca shëndetësore, ndërsa për mjetet e tjera trafiku do të jetë i ndaluar.
Policia u kërkon udhëtarëve të planifikojnë lëvizjet drejt ose nga Greqia në orare të tjera, për të shmangur vonesat dhe situatat e vështira në kufi.
Fermerët kërkojnë nga qeveria e Greqisë fonde, teksa theksojnë se fondet e Bashkimit Europian që duhej tu jepeshin janë shpërdoruar.
Ata kanë paralajmëruar se nëse s’do të ketë bisedime do të ketë bllokime në të gjithë territorin grek./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit