zoom

Lajme

Fermerët grekë përplasen me policinë, gjuajnë me gurë dhe përmbysin makinën

Fermerët grekë përplasen me policinë, gjuajnë me gurë dhe përmbysin makinën

Fermerët grekë kanë vijuar protestat e tyre masive, të cilat janë përshkallëzuar sot duke shkaktuar tensione në disa zona të vendit.

Situata më e rënduar u regjistrua në Heraklion të Kretës, ku pati edhe përplasje të ashpra me policinë.

Pas vendimit të fermerëve për të bllokuar aeroportin “Nikos Kazantzakis”, forcat e rendit ndërhynë me gaz lotsjellës dhe granata zhurmuese për të shpërndarë turmat.

Protestuesit u kundërpërgjigjën duke goditur policinë me gurë, ndërsa gjatë incidentit u përmbys edhe një automjet policie. Nga përplasjet mbetën të plagosur një civil dhe një punonjës policie.

Edhe në Larisa situata është e tensionuar. Aty, rreth 4.000 traktorë janë vendosur në bllokadën e Nikeias, ndërsa fermerët kanë nisur mbylljen e rrugëve anësore të qarkullimit. Selaniku ndërkohë është i rrethuar nga katër bllokime kryesore, ku nuk kanë munguar konfliktet me forcat e rendit.

Bllokada të tjera janë ngritur në autostradën Athinë–Lamia, ku tre pika janë tashmë të mbyllura dhe një tjetër pritet të shtohet.

Postime të lidhura