Aplikacion
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur një gjendje krize shtatëditore për furnizimin me energji elektrike, pas ndërprerjeve të furnizimit me naftë nga Greqia. Kjo situatë erdhi pas protestave të fermerëve grekë, të cilët bllokuan autostrada dhe pika kufitare, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në sigurinë energjetike të vendit fqinj.
Maqedonia e Veriut mbështetet kryesisht tek termocentralet që përdorin naftë për prodhimin e energjisë elektrike. Për të zbutur pasojat e krizës, Bullgaria ofroi furnizime emergjente me naftë. Shpallja e krizës lejon përdorimin e rezervave shtetërore dhe garanton energji të mjaftueshme deri në rifillimin normal të qarkullimit në pikat kufitare.
Opozita shprehet se vendi nuk po prodhon energji me kapacitet të plotë dhe se tani është i detyruar të importojë energji më të shtrenjtë nga jashtë./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit