Aplikacion
Në një intervistë të fundit këngëtari Post Malone ka folur për betejën e gjatë me alkoolin. Artisti foli për varësinë ndaj alkoolit ku shprehu mirënjohjen për të fejuarën e tij që e ndihmoi të shkëputej nsaj kjo varësi.
“Kam njerëz super të bukur rreth meje dhe takova një person të tillë që më bëri të ndihem sërish si njeri”, – u shpreh ai për gruan e tij të ardhshme, e cila nuk është zbuluar publikisht.
Reperi vlerësoi po ashtu edhe yllin e popit Justin Bieber për ndikimin pozitiv dhe ndihmën e tij për t’i dhënë fund kësaj varësie. “Isha në një pikë shumë të vështirë dhe nuk mund të ngrihesha nga shtrati për javë të tëra.”-kujton ai.
Këngëtari thotë se ishte vetëvlerësimi i ulët që e coi atë në atë gjëndje.Ai përfundon duke thënë se është vetëm 26 vjeç dhe se cdo ditë është në përmirësim të vetes ./L.K
/Zoom.al

