Aplikacion
Post Malone së shpejti do të bëhet baba me të dashurën e tij prej shumë vitesh.
“Jam i emocionuar për këtë kapitull tjetër në jetën time. Jam më i lumtur se kurrë më parë ” -u shpreh artisti i njohur për mediat. “Koha për t’u kujdesur për veten , familjen dhe miqtë e mi. Le të shpërndajmë sa më shumë dashuri çdo ditë.” -ka vijuar më tej ai.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se çifti organizoi një festë private me miqtë dhe familjen në Kaliforninë e Jugut gjatë fundjavës për të festuar lajmin emocionues.
Post Malone , emri i vërtetë i të cilit është Austin Richard Post, ka zgjedhur një jetë më private që kur u transferua nga Los Angeles në Salt Lake City tre vjet më parë.
26 vjeçari , i cili ende nuk e ka ndarë lajmin e gëzueshëm ende në rrjetet sociale, ka qenë i angazhuar me albumin e tij të ri, të titulluar “Twelve Carat Toothache”, i cili do të publikohet më 3 qershor. Artsiti pritet të jetë në Miami këtë fundjavë për të performuar për Çmimin e Madh të Formula 1./L.K
/Zoom.al