Aplikacion
Post Malone po i merr mjaft seriozisht detyrat e tij si baba i ri. 26 vjeçari i cili kohët e fundit mirëpriti fëmijën e tij të parë me të fejuarën e tij ka sjellë për të vegjlit një koleksion të ri veshjesh për fëmijë.
“Artikujt e koleksionit PostyCo Kids janë rroba të lezetshme për yjet e vegjël të rock-ut me përmasa që variojnë nga stilet e foshnjave deri tek mosha pak më të mëdha” lexohej në një deklaratë për shtyp të ndarë me gazetën PEOPLE.

Koleksioni pritet të jetë i aksesueshëm për publikun gjatë mujit gusht. Post Malone, emri i vërtetë i të cilit është Austin Post, mirëpriti vajzën e tij. Artisti zbuloi lajmin e lumtur teksa u shfaq në një intevistë të fundit gjatë së cilës ai la edhe lajmin se e dashura e tij prej shumë kohësh, të cilën ai nuk e ka identifikuar publikisht, tani është e fejuara e tij./L.K
/Zoom.al