Aplikacion
Banda legjendare e rock-ut Pink Floyd ka publikuar një këngë të re pas shumë vitesh , fitimet e së cilës do të shkojnë në ndihmë të Ukrainës.
Pjesë e këngës është edhe një artist ukrainas i cili u detyrua të brakstiste turnet e tij muzikore për të luftuar për vendin e tij.
Kënga “Hey Hey, Rise Up” është kënga e parë e Pink Floyd në pothuajse 30 vite.Ajo u regjistrua javën e kaluar dhe pjesë e këgës është edhe këngëtari Andriy Khlyvnyuk nga grupi ukrainas Boombox që është po ashtu një grup roku mjaft i njohur në Ukrainë .
“Shpresoj që të ketë mbështetje dhe publicitet të gjerë. Ne duam të mbledhim fonde për bamirësi dhe të rrisim moralin. Ne duam të shprehim mbështetjen tonë për Ukrainën dhe në këtë mënyrë të tregojmë se shumica e botës mendon se është krejtësisht e gabuar që një superfuqi të sulmojë një vend të pavarur demokratik sic është Ukraina.”- shprehet ai ./L.K
/Zoom.al
Meteorologia paralajmëron: Shqipërinë e pret një valë e fortë të nxehti, temperaturat deri në 40°C