Aplikacion
Një përplasje e fortë institucionale dhe kontraktuale është regjistruar në kantierin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, ku kompania MABCO Constructions SA ka akuzuar administratorin e kompanisë operuese VIA sh.p.k. për vendime arbitrare që, sipas saj, po çojnë drejt bllokimit të projektit.
Në një reagim zyrtar, MABCO – që mban 98% të aksioneve në këtë investim – shpreh shqetësim për përshkallëzimin e konfliktit, duke pretenduar se administratori i VIA-s, Vegim Hoxha, ka urdhëruar në mënyrë të njëanshme përjashtimin e stafit drejtues të kontraktorit, ndalimin e aksesit në kantier dhe pezullimin e punimeve në disa zona kyçe.
Sipas kompanisë, situata nisi më 8 prill 2026, kur VIA pretendoi për “ndërhyrje të paautorizuar” në pistën e aeroportit, duke çuar në pezullimin e punimeve. MABCO e ka kundërshtuar këtë pretendim, duke e cilësuar të pabazë dhe duke theksuar se aktiviteti i saj ka qenë në përputhje me kontratën. Kompania shton se edhe një procesverbal i policisë nuk ka konstatuar shkelje.
Më tej, MABCO pretendon se në kantier janë evidentuar shkelje të rregullave të sigurisë, përfshirë hyrje të paautorizuara dhe prani të personave pa pajisje mbrojtëse, çka sipas saj rrezikon mbarëvajtjen e projektit.
Konflikti arriti kulmin më 21 dhe 22 prill, kur – sipas MABCO – disa përfaqësues teknikë dhe drejtues të saj u përjashtuan nga kantieri dhe iu ndalua hyrja, duke ndërprerë procese kritike të punimeve, përfshirë sistemin e ndriçimit të pistës. Kompania paralajmëron se këto zhvillime rrezikojnë përfundimin në kohë të aeroportit dhe ndikojnë në zinxhirin e nënkontraktorëve ndërkombëtarë.
MABCO i konsideron vendimet e marra nga administratori i VIA-s si tejkalim kompetencash dhe shkelje të marrëveshjes kontraktuale, duke kërkuar:
Situata ka ngritur pikëpyetje më të gjera mbi menaxhimin e projektit dhe raportet mes palëve në një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore në vend, ndërsa mbetet e paqartë nëse kemi të bëjmë me një konflikt teknik apo një përplasje më të thellë për kontrollin e projektit.
Spanja i rremben titujt Lionel Messi-t, Rodri shpallet lojtari i turneut në Kupën e Botës