Aplikacion
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas raportimeve për tensione dhe debate brenda mbledhjes së fundit të grupit të zgjeruar parlamentar të Partisë Socialiste.
Gjatë një takimi me strukturat socialiste në Njësinë 7 në Tiranë, Rama pranoi se diskutimet kanë qenë të forta, por i cilësoi ato si të ekzagjeruara në mënyrën se si janë paraqitur në media.
Ai theksoi se e konsideron të çuditshme që vëmendja është përqendruar te përplasjet mes individëve, ndërkohë që, sipas tij, mbledhja ka trajtuar çështje të rëndësishme për vendin.
Rama kritikoi mënyrën se si këto zhvillime janë pasqyruar në media, duke theksuar se qytetarët janë më të interesuar për çështje që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre, si rritja e çmimeve, veçanërisht ajo e karburanteve.
“Ishte spektakolare, e pabesueshme edhe për mua që, besoj që nuk ka më çfarë më surprizon, që ne mblidhemi në një mbledhje të zgjeruar të grupit parlamentar me qeverinë, që e bëjmë çdo fund muaji, për të diskutuar tema specifike, për të dëgjuar qeveria deputetët dhe anasjelltas, i kushtojmë orë të tëra çështjes së pronave, shërbimit të kadastrës, ecurisë së reformës në kadastër, etj.
Pastaj flasim për reformën administrative territoriale ku bashkëkryetari prezanton gjithë analizën e bërë këto muaj të të dhënave demografike, financiare, skenarët etj etj, dhe pastaj bëjmë një sesion tjetër për temat e komunikimit dhe për këtë fushatë brenda partisë dhe rreth partisë fillojmë në orën 11 dhe dalim në orën 6 dhe mediat kombëtare, nuk po diskutoj tenxheret e vogla, apo ato të mbushura me helm që në mëngjes, por media kombëtare.
Raportojnë për publikun çfarë i tha Edi Rama njërës e çfarë i tha tjetrit. Natyrisht që shqetësimi nuk është ky. Njerëzit kanë votuar dhe duan të dijnë gjëra të tjera. Janë të shqetësuar për çmimin e naftës, kjo është jeta reale. Çmimi që rritet si rezultat i një lufte, që as e kemi hapur ne, as na ka pyetur njeri ne për ta hapur dhe që është një luftë kundër një vendi ku ka një regjim armiqësor ndaj nesh si Shqipëri”, u shpreh ai./ Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari