zoom

Të gjitha

Përfliten se janë bashkë, Gigi Hadid dhe Leo DiCaprio kapen mat për Halloween

Përfliten se janë bashkë, Gigi Hadid dhe Leo DiCaprio kapen mat për Halloween

Aktori Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid, të cilët përfliten se janë në një lidhje, u panë bashkë këtë fundjavë në një festë për Halloween në Brooklyn Navy Yard. Sipas Page Six, ylli i “Titanic” dhemodelja mbërritën në festë së bashku me Bella Hadid si dhe supermodelen Irina Shayk.

Aktori u fotografua për herë të parë me modelen në shtator. Më vonë atë muaj, ylli i “Revenant” u pa në Milano në të njëjtën ditë që Hadid mori pjesë në sfilatën e modës Versace Pranverë/Verë 2023. Ai gjithashtu u fotografua në Paris më vonë duke lënë të njëjtin hotel ku ishte dhe Gigi.


Thashethemet për një romancë mes tyre nisën pak kohë pasi aktori i dha fund lidhjes me modelen Camila Morrone, vetëm pak kohë pasi ajo mbushi 25 vjeç. Lidhja e aktorit dhe Hadid, e cila është 27 vjeç, bëri bujë dhe për faktin se Leo theu “rregullin” që ka ndjekur prej vitesh për të dalë me vajza nën 25.