zoom

Të gjitha

Balerina Hueyda El Saied merr urimin e ndjerë nga bashkëshorti

Bashkëshorti i balerinës së ndjerë Hueyda El Saied poston vazhdimisht video dhe foto në rrjetet e tij sociale për ta rikujtuar atë. Ditën e sotme, Thierry na ka prekur të gjithëve me urimin e tij të datës 16 mars, që përkon me ditën e lindjes së Hueyd-ës.

Gëzuar ditëlindjen dashuria ime❤️
16 Marsi do të jetë festa jonë kombtare çdo vit, përgjithmone!!
Gabriel&Thierry”,- shkruan ai.

Ai ka publikuar një video në të cilën ka bashkuar disa foto nga fragmente të ndryshme të kujtimeve të partneres së tij. Ndërkohë, si mbishkrim të fotos, Thierry e ka uruar edhe njëherë Hueyd-ën në emër të tij e të Gabrielit, djalit të tyre.

Rikujtojmë se, në kuadër të ditës së të dashuruarëve, Thierry ka publikuar në llogarinë e “Instagram”-it të Hueyd-ës që tashmë ai menaxhon, një video teksa ata kërcenin të lumtur e me buzëqeshje në fytyrë një vals. Krahas videos, ai ka bashkangjitur një pikturë shumë të veçantë./L.K

/Zoom.al