zoom

Politikë

Ndarja nga jeta e Hueyda El Sayed-it, reagon Rama: Lamtumirë shoqe e vogël

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë në rrjetet e tij sociale për ndarjen nga jeta të artistes Hueyda El Sayed.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama ka shpërndarë foton e artistes shumë të dashur për publikun shqiptar dhe e ka shoqëruar atë me pak fjalë: Lamtumirë shoqe e vogël.

Kujtojmë se lajmi për ndarjen nga jeta të artistes Hueyda El Sayed është bërë publik sot dhe është konfirmuar nga miq dhe të afërm të artistes.

Blerina e njohur nuk ka arritur të fitonte betejën me një sëmundje të rëndë, duke u ndarë përfundimisht në moshë 46-vjeçare nga jeta.

Ajo la pas një djalë të vogël, teksa sapo kishte nisur dhe një histori dashurie ku ndihej me të vërtetë e lumtur me partnerin e saj të dytë, Thierry-n.