zoom

Të gjitha

Hueyda El Sayed merr titullin “Mjeshtër i Madh” / Meta: Frymëzim për të rinjtë

Presidenti Ilir Meta dekoroi me Titullin “Mjeshtër i Madh” artisten e spikatur shumëdimensionale, si dhe mbrojtësen e të drejtave të njeriut, Hueyda El Saied pas ndarjes nga jeta. Në ceremoninë e dekorimit, duke iu drejtuar familjarëve, kolegëve, artistëve dhe personaliteteve të shumtë të artit të pranishëm, Presidenti Meta u shpreh:

“Në vlerësim të kontributit të pasur si artiste shumëdimensionale në fusha të ndryshme si balet, pikturë, televizion e teatër. Me mirënjohje të veçantë për përkushtimin e saj social e human, si gazetare dhe juriste e të drejtave të njeriut, duke pasuruar karrierën e saj profesionale dhe angazhimin në shoqëri, si dhe duke dëshmuar vlerat më të mira njerëzore, jemi mbledhur të nderojmë një personalitet shumë të dashur për shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, një piktore, shkrimtare, prezantuese televizive, balerinë profesioniste, një juriste dhe një aktiviste në fushën e të drejtave të njeriut si Huejda el Sajed (Hueyda El Saied).Jeta e Hueydës ka qenë shumë dinamike. Nga diplomimi në Liceun Artistik te studimet e larta për drejtësi, e ato pasuniversitare për “Bashkëpunim Ndërkombëtar, të Drejtat e Njeriut dhe Politika Europiane”. Hueyda u largua shumë shpejt nga jeta. Megjithatë ajo përmbushi me dinamizëm ciklin e një jete të tërë, plot arritje dhe shkëlqim. Me mirënjohje të veçantë për përkushtimin e saj social e human, si gazetare dhe juriste, duke pasuruar karrierën e saj profesionale dhe angazhimin në shoqëri, si dhe duke dëshmuar vlerat më të mira njerëzore, i akordova Titullin “Mjeshtër i Madh”, duke ja dorëzuar djalit të saj të vogël Gabriel dhe bashkëshortit Thierry. Gjithmonë do ta respektojmë kujtimin dhe trashëgiminë artistike të Hueyda El Saied, një model i përhershëm frymëzimi dhe referimi për të rinjtë!”.

Balerina, vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, sëmundje e cila, ia mbylli përgjithmonë sytë në një spital në Lukskemburg. Hueyda El Sayed ka lindur në Tiranë, ndërsa prejardhja e saj është nga Sudani . El Sayed ishte zotëruese e mirë e katër gjuhëve si anglisht, frëngjisht, italisht dhe shqip.

Ajo u diplomua për Drejtësi në Universitetin e Tiranës. Më pas, ajo pati sukses të shkëlqyeshëm në marrjen e një Diplomë Master në Bashkëpunim Ndërkombëtar, të Drejta të Njeriut dhe Politikave Evropiane në Universitetin rome “Tre” në Itali.

Gjatë karrierës së saj profesionale ka pasur privilegjin për të punuar në fusha e disiplina të ndryshme, si televizion, balet, këngë dhe pikturë. Ne kemi përmbledhur shkurtimisht disa nga momentet më të rëndësishme të karrierës së 46-vjeçares, duke nisur nga shfaqja e parë televizive në emisionin “Dymbëdhjetë Vallëzime pa një të Shtunë”./L.K

/Zoom.al