zoom

Aktualitet

SKANDAL/Autoritetet shtetërore nuk lejojnë ceremoninë mortore për Hueyda El Sayed

Institucionet shtetërore nuk kanë lejuar organizimin e një ceremonie zyrtare mortore në respekt të artistes së njohur shqiptare, Hueyda El Sayed. 

Miqtë e saj kanë kërkuar zyrtarisht që të organizonin në një ambient publik një ceremoni me rastin e ndarjes së jetës së artistes, por kjo gjë nuk ëshgtë lejuar nga autoritetet.

Ato kanë argumentuar se protokolli anti-covid nuk e lejon një gjë të tillë. Një argument i ccuditshëm ky, pasi gjatë këtyre muajve janë kryer disa ceremoni të tilla të organizuara edhe nga Protokolli i Shtetit.

Të gjendur në këtë situatë miqtë e saj kanë organizuar një ceremoni private në ambientet e një prej agjensive funerale. 

Ndërkohë që Hueyda El Sayed do të prehet në Luksemburg, aty ku edhe jetonte vitet e fundit.