Aplikacion
Emisionit mjaft të dashur jo vetëm për publikun amerikan “The Late Late Show” duket se po i vjen fundi . Pavarsisht përpjekjeve dëshpëruese të drejtuesve të televizionit CBS për ta bindur gazetarin James Cordon të qëndrojë ,ai e ka vendosur të largohet.Ai ka nënshkruar kontratën e tij edhe për një sezon tjetër që do të zgjasë deri në parnverë të vitit 2023.
43-vjeçari dhe gruaja e tij po mendojnë për një kthim në Mbretërinë e Bashkuar së bashku me tre fëmijët e tyre.
‘James dhe Jules nuk kanë patur shumë kohë për të parë familjet e tyre në MB gjatë viteve të fundit për shkak të orarit të tij të punës.’- thotë një burim për gazetën britanike ‘The Sun ‘ .
“Ata të dy duan të shohin më shumë prindërit e tyre dhe po mendojnë një kthim të përhershëm pas disa vitesh.” –vijon më tej burimi .
Duke zbuluar vetë lajmin gjatë emisionit, ai tha se ishte një privilegj për të që e kanë ndjekur shikues nga e gjitha bota./L.K
/Zoom.al
Tronditje në Federatën Italiane/ Maldini dhe Leonardo largohen zyrtarisht nga Kombëtarja