zoom

Të gjitha

Shuhet në moshën 78 vjeçare fotografi personal i princeshë Dianës

Shuhet në moshën 78 vjeçare fotografi personal i princeshë Dianës

Fotografi francez i modës Patrick Demarchelier, i cili njihet për imazhet e tij ikonike të disa prej grave më magjepsëse të shekullit të 20-të, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare, sipas një deklarate të postuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ku nuk u specifikua asnjë shkak i vdekjes.

Demarchelier ka qenë fotografi ekskluziv  , në filmin e vitit 2006 “Djalli vishet  me Prada”. Fotografitë me Lady.D  u bënë disa nga imazhet më të njohura të tij , duke përfshirë një bardh e zi të princeshës  duke buzëqeshur e ulur këmbë për mbi këmbë  me një fustan pa rripa . E teksa u kthye në fotografin personal të princeshë Dianës.

Fotografi francez  ka lënë pas gruan e tij Mia dhe tre djemtë si dhe  tre nipër e mbesa. Figura të industrisë së modës, duke përfshirë modele si  Bella Hadid dhe Cindy Crawford, kanë shprehur  keqardhjen për fotografin.”Jam mirënjohëse që pata fatin të jem para objektivit tuaj.

Më i butë, më legjenda por plot jetë. Do të më mungosh Patrick”, ka shkruar Hadid në Instagram.“Faleminderit për kaq shumë kujtime të mrekullueshme dhe imazhe të bukura e të përjetshme”, tha Crawford./L.K

/Zoom.al