zoom

Lajme

Pasi i quajti “çyrykë”, Rama karshillëk dibranëve me Lamborghinin e Noizy-t! Shpërthen rrjeti: Shesin p*rdhë me makina deri në 300 mijë euro

Pasi i quajti “çyrykë”, Rama karshillëk dibranëve me Lamborghinin e Noizy-t! Shpërthen rrjeti: Shesin p*rdhë me makina deri në 300 mijë euro

Kryeministri Edi Rama shkaktoi zemërim të gjerë, pasi i quajti (veçanërisht) burrat dibranë “çyrykë”, gjatë një takimi elektoral atje.

Jo vetëm që nuk u tërhoq nga deklarata në fjalë, por pasditen e së premtes, kreu i qeverisë u rikthye në Dibër me një show të pompuar dhe absurd.

Në mitingun e Ramës u shfaq reperi Noizy me një makinë luksoze Lamborghini, duke shkaktuar akoma më shumë indinjatë e zemërim.

Është parë e pakuptimtë arsyesja përse Noizy mbërriti me Lamborghini në një prej zonave më të varfra të vendit, duke bërë që rrjeti të shpërthejë në komente:

“Njerëzit mezi kalojnë muajin, këta shkojnë i shesin pordhë me makina 200-300 mijë euro,”- shkruan një qytetar.

Të tjerë kanë ngritur pikëpyetje se përse u zgjodh pikërisht Noizy të ishte kryefjala e takimit të djeshëm, kur në fakt zona ka njerëz intelektualë që mund të ishin ftuar në miting.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Postime të lidhura