Aplikacion
Këngëtari Noizy, i cili u angazhua në fushatë për PS, teksa i bëri këngën socialistëve, duket se është shpërblyer nga këta të fundit
Sipas dokumentit, shfrytëzimi i kësaj hapësire publike, lëshuar me miratim të Bashkisë së Tiranës, konsiston në 42.934 metra katrorë për zhvillimin e një aktiviteti artistik më 31 maj i fokusuar në fushtën e muzikës elektronike. Montimi i objekteve për ngritjen e skenës muzikore do të fillojë më 15 maj për tu çmontuar më pas më 1 qershor.
Koncerti pritet të zhvillohet më 31 maj në Parkun e Liqenit Artificial në Tiranë. Tepelena e quan lejen e dhënë nga Bashkia Tiranë për shpyllëzimin e Liqenit një “shpërblim elektoral” të pastër me pasoja të rënda mjedisore.
Për përgatitjen e këtij eventi është parashikuar shkatërrimi i afro 42,934 metrave katrorë gjelbërim, brenda zonës së vetme të gjelbër të mbetur në kryeqytet, duke rrezikuar mushkërinë natyrore të Tiranës.
Koncerti pritet të mbledhë rreth 20 mijë të rinj shqiptarë dhe europianë, ndërsa janë planifikuar të vendosen 200 tualete publike në hapësirën e parkut, gjë që ka ngjallur reagime për ndikimin e drejtpërdrejtë në ambient.
“Ja edhe shpërblimi elektoral për Noizyn: shkatërrimi i 42,934 metrave katrorë gjelbërim brenda perimetrit të të vetmes mushkëri të Tiranës, Parkut të Liqenit.
Më 31 maj do të performojnë Noizy dhe disa DJ gjermanë, ndërsa priten të mblidhen rreth 20 mijë të rinj shqiptarë dhe europianë, të cilët do të përdorin 200 tualete që do të instalohen në hapësirën e parkut.
Qytetarët nuk janë pyetur dhe shifra e investuar në këtë hapësirë të gjelbër nuk është bërë publike, në kundërshtim me detyrimet ligjore.
Bileta kushton 150 euro dhe përfitimi i shkon organizatorëve, por kush do të paguajë për dëmet mjedisore (nëse pas kësaj nuk i hapet rruga ndërtimit të kullave)? Noizy dhe DJ-t gjermanë?!“, shkruan aktivisti Andi Tepelena, qe ka reaguar ndaj ketij skandali.
Protesta për Zvërnecin shtrihet edhe në Kosovë, tubim para ambasadës shqiptare në Prishtinë