zoom

Lajme

Me makinë luksoze në Dibër, Berisha komenton mitingun e PS-së: Gjen Noizy-n me Lamborghini, ç’lidhje ka ai me pensionet

Me makinë luksoze në Dibër, Berisha komenton mitingun e PS-së: Gjen Noizy-n me Lamborghini, ç’lidhje ka ai me pensionet

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar mitingun e Edi Ramës në Dibër, ku pasi ofendoi dibranët duke i quajtur “çyrykë”, u bëri “karshillëk” me Lamborghini-n e Noizy-t.

Berisha u shpreh se Rama po tallet me shqiptarët duke zhvilluar një fushartë me daulle. Ndërsa shtoi se “gjeti Noizy-n me Lamborghini, ai ta gëzojë, por ç’punë ka pensionisti me të?”.

Kreu i PD-së e krahasoi Ramën me Kamala Harris, duke theksuar se edhe ajo mori të gjithë Hollywood-in me vete, por përfundoi atje ku e meritonte.

“Tallet me ju, me shqiptarët. Merr daullen dhe i bie daulles. Gjen dhe Noizy-n me Lamborghini, po Lamborghini i Noizy nuk është pensione, nuk është rroga, ai ta gëzojë por ç’punë ka pensionisti me të? Apo si ta mashtrojë? Po ç’punë ka i sëmuri që vdes për ilaçe. Historia ka qenë e hidhur, edhe Kamala mori të gjithë Hollywood me vete por përfundoi atje ku e meritonte.

Çfarë i mendon ky shqiptarët, qenie primitive? Njerëz që mund t’i mashtrojë? Kurrën e kurrës nuk janë të tillë. Ndaj dhe 11 Maj është dita e qytetarit është ora e vërtetë e tij, e mençurisë, dinjitetit të tij. Votoni 1, të gjithë jeni 1-sha,”- tha Berisha.

Kryeministri Edi Rama në orët e mbrëmjes së të premtes u shfaq në rrugën e re Maqellarë-Peshkopi, ku u prit me daulle dhe valle.

Kreu i qeverisë, teksa po përshkruante një pjesë të rrugës në këmbë, u ndal për të shijuar “shfaqjen” që ishte përgatitur posaçërisht për të.

Ai u afrua pranë valltarëve dhe mori tupanin duke i rënë bashkë me ta. Më pas, në rrugë u shfaq me Lamborghini reperi Noizy, ndërsa Rama u pa teksa bënte shenjë me duar që t’i hapej rruga.

Më pas kryeministri i entuziazmuar nga e gjithë atmosfera ironizoi opozitën dhe Sali Berishën, duke bërtitur: Dibra Madhështore./ Zoom.al

Postime të lidhura