zoom

Lajme

Berisha mesazh urgjent për demokratët: Bëni çdo përpjekje të mundshme që…

Berisha mesazh urgjent për demokratët: Bëni çdo përpjekje të mundshme që…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dërguar një mesazh të rëndësishëm për drejtuesit e partisë, kandidatët dhe mbështetësit e PD-së, pak ditë para zgjedhjeve të 11 majit.

Ai kërkon që të kontaktohen të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, sidomos ata që nuk janë regjistruar për të votuar në diasporë. Berisha u bën thirrje atyre që të vijnë në Shqipëri dhe të votojnë në zgjedhje.

Në mesazh, ai e cilëson këtë si një moment të rëndësishëm për vendin dhe i fton qytetarët në emigracion që të bëhen pjesë e “një misioni historik kundër narkodiktaturës”.

Berisha e mbyll thirrjen e tij me fjalët: “Shqipëria madhështore! Fitore!”

“Mesazh për shpërndarje urgjente për:

Drejtuesit politik të Qarqeve, kryetarët e degëve, kandidatët për deputet, të gjithë anëtarët dhe mbështetësit tanë!

Jemi në javën vendimtare, bëni çdo përpjekje të mundshme që çdo qytetar në emigracion, veçanërisht në vendet përreth që njohim dhe nuk është regjistruar, të kontaktohet dhe t’i kërkohet të vijë në një mision të veçantë e historik, për votim kundër narkodiktaturës!

Shqipëria madhështore!
Fitore!
Sali Berisha”, është mesazhi i dërguar për demokratët./ Zoom.al

Postime të lidhura