Aplikacion
Pas Tajvanit, një tërmet nënujor me magnitudë 6 ballë është regjistruar sot në brigjet e prefekturës Fukushima, në verilindje të Japonisë, megjithatë nuk ka rrezik të shkaktojë cunami.
Lajmi është konfirmuar dhe nga Agjencia Meteorologjike dhe Sizmologjike të Japonisë (JMA). Sipas mediave japoneze, deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme.
Tërmeti, i cili u ndje në kryeqytetin Tokio, erdhi një ditë pas një tërmeti shumë të fortë nënujor (mbi 7 ballë) pranë Tajvanit, që vrau nëntë njerëz dhe plagosi më shumë se 1000 të tjerë në ishull, me rreth 50 të tjerë ende të zhdukur. Po ashtu u shkaktuan dëme të shumta materiale.
Gjithashtu edhe zona ballkanike, në aksin Turqi-Greqi-Mali i ZI, është shkundur shpesh nga tërmetet javët e fundit./ZOOM.AL/
❗💥🇯🇵 – Images of the 6.2 magnitude earthquake that occurred off the coast of Fukushima Prefecture, Japan. pic.twitter.com/vMA6kLbRUM
— 🔥🗞The Informant (@theinformant_x) April 4, 2024