zoom

Bota

Tërmet i fuqishëm në Indonezi, sa ishte forca dhe epiqendra e lëkundjeve

Bota këtë vit po regjistron deri tani një numër të lartë lëkundjesh sizmike dhe me një forcë shumë herë më të lartë sipas statistikave, ku deri tani më problematikë kanë qenë ata të Tajvanit, Japonisë, Afganistanit dhe Turqisë, me viktima dhe dëme të shumta.

Edhe sot, një tërmet me magnitudë 6.6 ballë ka goditur arkipelagun e Indonezisë. Kështu kanë thënë nga Agjencia Meteorologjike dhe Gjeofizike e Indonezisë (BMKG).

Epiqendra e tërmetit ndodhet 141 km në juglindje të qytetit të Tombelos dhe thellësia fokale është 53 kilometra.

Deri tani nuk ka të dhëna për viktima dhe dëme materiale, por llogaritet të ketë pasoja kritike për shkak të forcës dhe sipas qytetarëve u ndje shumë i fuqishëm. /ZOOM.AL/