zoom

Bota

Ndërtesa që shemben dhe rrëshqitje dherash, pamjet e frikshme nga tërmeti në Tajvan

Këto janë pamjet e frikshme nga tërmeti vdekjeprurës që goditi Tajvanin mëngjesin e sotëm.

Në video shihen momentet kur shemben ndërtesa, ndërsa njerëzit vrapojnë të tmerruar në rrugë.

Ky është tërmeti më i fortë në 25 vjet në Tajvan që ka shkaktuar  shembje të ndërtesave dhe ndërprerje të gjerë të energjisë elektrike.

Nëntë persona kanë vdekur dhe 821 janë plagosur pas tërmetit 7.4 ballë që goditi qarkun e Hualien.

Zyrtarët po punojnë për nxjerrjen e 127 personave të bllokuar, ku 77 janë nën tokë në tunelet Dachingshui dhe Jinwen dhe 50 ishin pasagjerë të katër minibusëve në qendër të qytetit Hualien.

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Daily Mail (@dailymail)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by iLMeteo (@ilmeteoit)