zoom

Bota

Një tërmet i fuqishëm shkund Taipein, të dhënat e para dhe forca sizmike

Një tërmet i fuqishëm shkund Taipein, të dhënat e para dhe forca sizmike

Fatkeqësitë natyrore nuk po i ndahen ruzullit dhe dy muajt e fundit në rajonin e kontinentit të Azisë. Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë Righter ka goditur sot Taipein.

Lajmi është konfirmuar nga ana e Institutit Sizmologjik Euro-Mesdhetar. Ky tërmet kishte një thellësi prej 10 kilometrash.

Ende nuk raportohet për viktima apo dëme materiale, por specialistët e cilësojnë lëkundjen sizmike si të fuqishme për këtë zonë gjeografike dhe tektonike të paqëndrueshme.

Zona e Azisë juglindore dhe veçanërisht Tajvani, është një zonë që preket së tepërmi nga lëkundjet sizmike, teksa edhe ditë më parë u raportuan lëkundje. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura