zoom

Lajme

Disa tërmete radhazi shkundin Malin e Zi, ndihen edhe në Shqipëri. Sa ishte forca dhe epiqendra

Mali i Zi është goditur sërish sot nga një tërmet i fuqisë mesatare, tre kilometra në veriperëndim të Çaragjesë, bëhet e ditur në faqen e internetit të Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji.

Lëkundjet u ndjenë të lehta edhe në veri të Shqipërisë, kryesisht qarku i Shkodrës, por pa asnjë dëm të regjistruar.

Tërmeti u regjistrua në orën 12:40 dhe kishte magnitudë 4.6 ballë i shkallës Rihter, i vendosur në thellësinë 15 kilometra dhe u pasua nga një tjetër më i dobët, me magnitudë 2.8 ballë.

“Bazuar në modelin teorik të fushës makrosizmike të këtij rajoni, magnitudës së tërmetit dhe thellësisë së hipoqendrës, ky tërmet mund të kishte shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale në zonën e epiqendrës”, thuhet në deklaratë.

Një tërmet mesatar prej 4.3 ballë i shkallës Rihter është regjistruar mbrëmë në orën 21:07, katër kilometra në perëndim të kësaj zone.

Po sot, Tajvani u shkund nga një tërmet me shkallë 7,5 ballë që la pas shkatërrim dhe viktima dhe disa orë më pas zona juglindore e Turqisë, me forcë 4,6 ballë, por vetëm me dëme materiale. /ZOOM.AL/