zoom

Politikë

Pas sulmit në Uzinën e Armëve, hakerohet faqja zyrtare e kryebashkiakut të Gramshit

Faqja zyrtare e kryetarit të bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe është hakeruar ditën e sotme.

Ngjarja vjen pas incidentit të ndodhur në uzinën e përpunimit te armëve në Gramsh, ku tre shtetas të huaj, dy rusë dhe një ukrainas tentuan të futen në ambientet e brendshme.

Në një profil tjetër që administrohet prej tij Taçe ka bërë një njoftim për hakerimin e faqes zyrtare, duke u kërkuar qytetarëve të shmangin çdo keqkuptim në “messenger”.


“Prej ditës së sotme, ”Klodian Taçe-Faqja Zyrtare” është vjedhur (hacked) nga persona anonim. Deri në momentin që do arrijmë t’ë rimarrim kontrollin e faqes, të gjitha komunikimet zyrtare, do publikohen te profili im personal dhe te faqja e Bashkisë Gramsh.

Për të evituar çdo keqkuptim ju lutem të shmangni komunikimet dhe mesazhet nga messenger-i i faqes ”Klodian Taçe – Faqja Zyrtare”, shkruan kryebashkiaku Klodian Taçe në rrjetin social “Faceboook”./ Zoom.al