zoom

Aktualitet

Nga dronët te fishekët! Çfarë u gjeti policia 3 “turistëve”

Nga dronët te fishekët! Çfarë u gjeti policia 3 “turistëve”

Detaje të reja mësohen nga dosja e Prokurorisë së Elbasanit për tre shtetasit e huaj që tentuan të hyjnë fshehurazi në Uzinë e Përpunimit të Armëve në Gramsh, pasditen e së dielës.

Dy rusët Svetlana Timofoeva, Mikhail Zorin dhe 25-vjeçari ukrainas Fjodor Mihajlov do të dalin sot para gjykatës së Elbasanit për t’u njohur me masën e sigurisë. Ndërkohë në dosje janë përmenden mjetet që policia u ka sekuestruar.

Sipas dosjes, 3 shtetasve u janë gjetur 1 automjet Chevrolet me targa AX 6200 IF, 2 drone, sasi e konsiderueshme monetare, 1 pajisje vëzhgimi për shikueshmëri natën, 1 Laptop, karta sim, hardisk; 1 (nje) copë fishek model 56, kaliber 7.62 mm, një predhe fisheku armë zjarri kalibër 12.7 mm, dokument udhëtimi dhe identifikimi, mjete kampingu, bombol e përdorur në formë spray neutralizues dhe 6 telefona celularë.

Ditën e djeshme, prokurori i çështjes Kreshnik Ajazi dorëzoi në gjykatë kërkesën për caktimin e arrestit në burg për tre të huajt, duke i akuzuar ata për tre vepra penale, sigurimi i informacionit të klasifikuar, goditje për shkak të detyrës ndaj efektivëve, si dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake.

Kjo e fundit është ngritur nga prokuroria, pasi në automjetin e tyre u gjet edhe një plumb.

Mësohet se avokatët e shtetasve rusë dhe ukrainas janë Kryetari i Dhomës së Avokatisë Elbasan, Demir Çiftja dhe Aldi Kaçi, ndërsa avokati i tretë do të caktohet gjatë seancës.

Seanca do të mbahet sot, rreth orës 11:00./ Zoom.al

Postime të lidhura