Aplikacion
Detaje të reja po mësohen përgjatë orëve rreth asaj çfarë ndodhi në Uzinën e Armëve në Gramsh.
Bëhet me dije se tre shtetasit e huaj ( përkatësisht të shtetësisë ruse dhe ukrainase) që tentuan të futen në një zonë të ndaluar si ajo e Gramshit, ku kërkohet leje e posaçme kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë nga tre rrugë të ndryshme. Më pas ata janë takuar që të tre në Tiranë (pika e takimit).
Zoom.al mëson se tre shtetasit e huaj dyshohen si të rekrutuar nga shërbimet e inteligjencës ruse. Ata kanë fotografuar objekte ushtarake dhe infrastrukturën kritike.
Svetlana Timofoeva, Mikhail Zorin dhe 25-vjeçari ukrainas Fjodor Mihajlov u arrestuan pasditen e së dielës. Ata u pikasën pranë ambienteve të uzinës ushtarake në orën 17.30. Njëri nga të huajt u përlesh me ushtarët, të cilët ruajnë objektin, duke lënduar dy prej tyre.
Biseda e fundit e Nertil Buzit me policin, pak para vetëvr*sjes: Po ta besoj ty vajzën…