zoom

Bota

Tentoi të hynte në Uzinën e Armëve në Gramsh/ Rusia lëshon urdhërarrest për rusen

Një gjykatë në Moskë ka lëshuar urdhërarrest për Svetlana Valeryevna Timofeyeva, të dhënat personale të së cilës përkojnë plotësisht me ato të shtetases ruse, që u ndalua së bashku me dy persona të tjerë në uzinën e Gramshit, nën akuzë për spiunazh.

Gjykata në distriktin Meshçasky, ka njoftuar se Timofeyevan, e akuzuar se në mënyrë të paligjshme ka siguruar informacion të klasifikuar , është futur në listën e personave që Rusia kërkon nëpër botë.

Emri i saj i plotë dhe data e lindjes – 19 mars 1989 – që janë përmendur në gjykatë lidhur me Timofeyevan, janë të dhëna të njëjta sikurse të fotografes ruse, Svetlana Timofeyeva, e cila po ashtu njihet si Lana Sator.

Ajo u arrestua disa ditë më parë në Shqipëri, bashkë me Mikhail Zorin, dhe shtetasin ukrainas, Fedir Mykhaylov, teksa në tentativë për të hyrë në uzinën e armëve në Gramsh, sulmuan ushtarët shqiptarë.

Timofeyeva njihet si fotografe që shkrep fotografi të fabrikave funksionale dhe atyre të braktisura, dhe i publikon në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën ka mbi 250 ndjekës./ Zoom.al