zoom

Të gjitha

Pas humbjes që pësoi herën e parë, Orinda Huta sqaron pse e bëri tani rrëfimin për abortin

Orinda Huta në një intervistë së fundmi ka rrëfyer eksperiencën e saj të trishtë me abortin. Pas intervistës së sinqertë ajo ka bërë një postim në Instagram ku ka sqaruar se pse e ka bërë një rrëfim të tillë tani.

“Shumë kush mund të pyesë dhe pse zgjodha të rrëfehem tani që Atara është me mua. Mes shumë arsyeve doja të flisja atëherë kur mrekullia kishte ardhur. Nuk doja të bëheshim bashkë vec në trishtim por edhe në bekim, duke dhënë shpresë për këdo që mezi e pret një mrekulli. Falenderime nga zemra për dashurinë dhe urimet”- u shpreh ajo.

Gjithashtu Orinda tha se pasi ndau një pjesë të përjetimit të saj ka marrë shumë mesazhe dhe mbështetje nga vajza dhe gra që kanë përjetuar të njëjtën gjë. Orinda Huta dhe Turjan Hysko u bekuan me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin e veçantë, Atara.

“Pritja e ëmbël, ato tre muaj, se në krye të 3 muajve unë e humba… Qëndroi 3 muaj me mua dhe pastaj nuk ishte më. Zemra e tij pushoi. Kështu që aty pësova një thyerje të madhe dhe në momentin e parë kur doktoresha ime më tha: “Orinda, unë nuk po i dëgjoj zemrën”. Në atë moment isha shumë e ftohtë. Mbaj mend që i kam çuar mesazh Turjanit, që e humbëm. Sigurisht që ishte alarmuese, por e mbajti veten. Kur jam kthyer në shtëpi jam mbyllur në vetvete. U mbylla në dhomë. Nuk qava. Akoma nuk po e kuptoja ndoshta. Të nesërmen kur kam shkuar për të bërë ndërhyrjen, kam qenë atëherë me Merita Alushanin që më ka ndihmuar, edhe i kisha të gjitha koleget e saj aty që më thoshin: “Mos u shqetëso. është vetëm hera e parë. E di sa herë ndodh një gjë e tillë? Shumicës së grave u ndodh që të kenë humbje. Jo vetëm një, dy. E rëndësishme është që ti do kesh një bebe. Prova u dha. Ti mbete shtatzënë”. Në atë moment unë isha vetëm në lot. Unë shpërtheva përpara operacionit, ndërkohë që nuk duhej të shpërtheja në lot përpara operacionit”- u shpreh Orinda për abortin./L.K

/Zoom.al