zoom

Të gjitha

Nga ardhja në jetë e Atarës te “problemet” e para si prindër! Rrëfehen Orinda dhe Turjani

Nga ardhja në jetë e Atarës te “problemet” e para si prindër! Rrëfehen Orinda dhe Turjani

Orinda Huta dhe Turjan Hysko u bekuan me një vajzë në muajin korrik. Moderatorja solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin e veçantë, Atara. E vogla u kthye në kryefjalën e shtëpisë dhe mori të gjithë vëmendjen e mamit dhe babit, e së fundmi çifti ishin në një intervistë për “Prive”.

Gjatë intervistës ata kanë folur rreth problemeve të para të shtatzënisë, si po ju duket jeta si prindër si dhe për kuptimin e emrit të veçantë të vajzës.

“Është kurorëzimi i një marrëdhënie të gjatë të bukur, por qershia mbi tortë është Atara. Uroj që qershitë të shtohen, mos të jetë vetëm Atara. Unë nuk kam pasur kurrë frikë, e kam ditur gjithmonë çfarë do bëhet me jetët tona. I vetmi pishman që kam është që duhet të kishim bërë fëmijë më herët sepse mendoj që është kurorëzimi i gjithçkaje. Vetërealizimi më i madh i njeriut mendoj që është fëmija. Në momentin e parë nuk mendoja ta mbaja në dorë, por ma vuri ajo mamia dhe që në atë moment e kuptova që prindërimi nuk është shumë i vështirë nëse ka shumë dashuri dhe nëse do vërtet që të bëhesh – tha Turi.

Për sa i përket emrit “Atara”, Turi tha se ka një domethënie të veçantë për atë dhe Orindën.

“Unë që atë ditë (ditën kur zbuloi gjininë) fillova të mendoj emrin e bebit dhe fillova të bëja një short-listë. E bëra short-listën të tillë që Atara të ishte emri më i bukur, sepse Orinda ka qenë shumë e hutuar atë periudhë. Emri është shumë domethënës, Atara do të thotë kurorë në gjuhën hebre. Në fund të ditës Atara është kurora jonë, kurora e dashurisë tonë.”- tregoi ai.

Nga ana tjetër Orinda Huta foli për periudhën e vështirë gjatë shtatzënisë kur u infektua dy herë me Covid-19. Ajo tha se herën e parë ishte shumë stresuese./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura