Aplikacion
“.. duke pritur mrekulline qe Zoti zgjodhi te na bekoje… #faleminderitzot #zotieshteimire #summerbaby”
Më vonë me rastin e ditëlindjes së Turit, ajo zbuloi se dyshja do të bëhen prindër të një vajze. Krahas fotos së producentit me dy tortat e ditëlindjes, ajo shkroi “Të dua”, teksa e shoqëroi me këngën e Beyonces, “Daddy Lessons”, ku mund të dëgjohen fare qartë fjalët “Daddy’s little girl”.
Ndërkohë dje Turi ka qenë i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ku është rrëfyer për herë të parë për momentin më të lumtur të jetës. I gjendur përballë fëmijëve, Turi tregoi se si ndihet tashmë që do të bëhet baba.
“Në fakt nuk e di si mund ta shpreh si ndjesi, mendoja që kam qenë gati gjithë jetën për t’u bërë baba. Kam pak frikë kur shikon ato goditjet tek barku i Orindës. Me shpresën e Zotit, shpresoj që gjithçka të shkojë mirë. Që do dhurojë shumë dashuri, kjo është e sigurt, se sa i mirë do jem nuk e di”, tha Turjan Hysko.
Ndërsa kur u pyet për emrin, ai tha se nuk e kanë zgjedhur ende, por zbuloi një detaj.
“Nuk ia kemi zgjedhur akoma, po e mendojmë, por do të fillojë me A”, tha Turi teksa shtoi se ka filluar i flet me zë të lartë bebushes dhe është shumë i lumtur që do të bëhet baba i një vajze.
Shqiptari i çon “ushtarë” të armatosur biznesmenit grek për borxhin 50 mijë euro, 2 në pranga