zoom

Lajme

Paralajmërimi i Berishës: Bëhuni gati për përshkallëzimin e protestave

Paralajmërimi i Berishës: Bëhuni gati për përshkallëzimin e protestave

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për përshkallëzim të aksionit opozitar, duke deklaruar se protestat do të vijojnë deri në, siç u shpreh ai, “përmbysjen e narko-qeverisë”.

“I ftoj të gjithë të jenë të gatshëm për përshkallëzim deri në përmbushjen e misionit për të përmbysur narko-qeverinë,” deklaroi Berisha gjatë një prononcimi publik këtë të martë.

Ai denoncoi gjithashtu atë që e cilësoi si “terror policor” ndaj disa të rinjve pas protestës së mbrëmshme. Berisha i bëri thirrje Policisë së Shtetit të mos ndërhyjë ndaj protestuesve.

“Policia të mos prekë me dorë protestuesit, sepse ata po luftojnë kundër hajdutëve dhe kriminelëve në detyrë. Të qëndrojnë me ligjin, jo me hajdutin,” u shpreh ai.

Në deklaratën e tij, Berisha kërkoi gjithashtu lirimin e personave të arrestuar gjatë protestës së të hënës, duke theksuar se veprimet e opozitës janë, sipas tij, në përputhje me ligjin.

Zoom.al/

Postime të lidhura