Aplikacion
Kreu i PD Sali Berisha ka dhënë një mesazh të qartë në protestën e zhvilluar nga PD, se opozita nuk tërhiqet.
Ai theksoi se beteja nuk do ndalet deri në realizimin e qëllimit të saj për largimin e Ramës.
“Nëse në protestat e zhvilluar para 11 majit në u ngritëm për të shpëtuar PD, për të shpëtuar pluralizmin politik.
Tani ne jemi në këmbë për të shpëtuar Shqipërinë. Për të shpëtuar demokracinë për të shpëtuar familjen. Ky është misioni më i lartë. Më sublim.
Ky është mision jetësor, edhe më i lartë, edhe më i rëndësishëm se ai që përmbushëm në 90’. Ky është mision që do të përcaktojë, fatin e Shqipërisë.
I pyetur për Ervin Salianjin i cili iu bashkua protestës, Berisha tha se kushdo është i mirëpritur. “Çdo njeri që vjen është i mirëpritur. AKSHI është Surrel”, tha ai.
Më tej Berisha tha se “afera më e padëgjuar ndonjëherë në histori i ka rrënjët në Surrel”.
“Afera më e padëgjuar ndonjëherë në histori i ka rrënjët në Surrel. Gjithçka është bërë, mund të jenë zhdukur njerëzit, nuk e di, por tre herë janë marrë peng, kjo dihet.
Unë dija vetëm një, këto kohë dolën që janë dy të tjerë. 700 milionë euro, çdo gjë për familjen, që Armandi të pasuronte familjen Rama.
Atëherë ai është një pallat krimi atje.
Nuk ka diskutim kjo. Aksioni i sotëm mbyllet tek selia. Thashë të bëjmë një xhiro këto që misionarët e lirisë të bëjnë një njohje të terrenit në çdo anë… …Pjesëmarrja ishte jashtëzakonisht e kënaqshme. Ishte historike edhe mbështetja, edhe entuziazmi, edhe të gjitha….
Opozita ka vetëm betejë….”, tha Berisha.
Zoom.al/