Aplikacion
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me takimin që ai mbajti ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës.
Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shkruan se vendi duhet të përgatitet për rotacion, pasi sipas tij, kjo është pritshmëria e të gjithë shqiptarëve.
Po ashtu në postimin e tij, ish-deputeti duket se ka edhe nje mesazh për kryedemokratin Sali Berisha, teksa shkruan se takimet e tij, janë përballje me të vjetrën që na mban peng.
“Takimet tona nuk janë thjesht një fushatë për këtë qëllim. Ato janë një përballje morale. Mes arrogancës dhe dinjitetit. Mes frikës dhe guximit. Mes së vjetrës që mban peng dhe së resë që çliron,”- thekson Salianji.
Postimi i plotë i Salianjit:
Me mirënjohjen më të thellë për pritjen entuziaste në Shkodër
Partia Demokratike duhet të sjellë rotacionin dhe kjo është një përgjegjësi historike!
Një Kryeministër që nuk mban përgjegjësi për ekipin e tij, nuk është udhëheqës, por thjesht përfitues. Pushteti i tij imoral dhe pa përgjegjësi është rreziku më i madh i demokracisë shqiptare, për të ardhmen, për Shqipërinë e ndershme, dhe kjo nuk duhet lejuar.
Rotacioni nuk është as hakmarrje e as luks. Rotacioni është oksigjen për demokracinë. Është pritshmëria e të gjithë shqiptarëve.
Partia Demokratike ka brenda vetes fuqinë për ta realizuar këtë. Për të përmbushur këtë pritshmëri historike Partia Demokratike duhet të ndryshojë, të reformohet, të hapet ndaj shoqërisë. Të fitojë!
Takimet tona nuk janë thjesht një fushatë për këtë qëllim. Ato janë një përballje morale. Mes arrogancës dhe dinjitetit. Mes frikës dhe guximit. Mes së vjetrës që mban peng dhe së resë që çliron.
Koha e këtij pushteti ka mbaruar.
Ky ishte mesazhi i fuqishëm që u dha në Shkodër dhe ne nuk do të ndalojmë asnjë moment, do të shkelim në çdo pëllëmbë të Shqipërisë për të bashkuar demokratët me shqiptarët!
Koha e ndryshimit ka ardhur.
Mirënjohje përjetë për miqtë e mi të vyer shkodranë./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit