Aplikacion
Ish-politikania dhe drejtuesja e emisionit “Top Story” Grida Duma me anë të një postimi në Facebook ka paralajmëruar një përgjigje për kryetarin e PD-së Sali Berisha.
Ky reagim i Dumës vjen pas disa sulmeve të nisura në drejtim të saj nga kryetari i PD-së Berisha, Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka dhe njerëz në media pranë Sali Berishës.

Në ditët e fundit, Berisha dhe sekretari i PD-së Flamur Noka kanë përmendur emrin e Grida Dumës si negociatore mes kryeministrit Rama dhe demokratëve për të mbledhur firmat e demokratëve për të zgjedhur Endri Shabanin, Avokat të Popullit.
Kjo vjen gjithashtu pas ndërrmarjes së anëtarit të kryesisë Ervin Salianji për të zhvilluar takime me demokratët, e cila mesa duket është reflektuar dhe në sulme ndaj Dumës./ Zoom.al