zoom

Të gjitha

“Merreni PD-në seriozisht ose mos na humbni kohën kot”/ Evi Kokalari thumbon keq Bleona Qerretin

“Merreni PD-në seriozisht ose mos na humbni kohën kot”/ Evi Kokalari thumbon keq Bleona Qerretin

Nuk kishte dyshim që emri i Bleona Qeretit në listat e kandidatëve për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike do bënte jo pak bujë. Ka qenë vetë Bleona si fillim, e cila ka folur për këtë çështje duke u shprehur se nëse do punonte për ndonjë qeveri nuk do ishte për atë shqiptare, por për qeverinë amerikane.

“Kam lindur në Shqipëri por jam një qytetare amerikane. Unë e dua Shqipërinë por besnikëria ime është ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendit tim! Nëse do të punoja ndonjëherë për një qeveri, do të punoja vetëm për qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës!”

Kjo deklaratë e saj nuk është pritur aspak mirë dhe ka qenë pikërisht Evi Kokalari që ka shprehur mendimin e saj mjaft të ashpër. Ajo ishte e indinjuar se kush e kishte propozuar atë për këtë pozicion, sepse sipas saj, Bleona nuk është imazhi që partia kërkon të ndërtojë për prezantimin e vlerave të Kuvendit.

Bleona postoi një status në Instagram, në të cilin kujtonte nënshtetësinë e saj amerikane, duke lënë të kuptohet se nuk mund të ndërhynte e të bëhej pjesë e një partie politike në Shqipëri. Interesante ishte të vihej re se like-n e parë ky postim e kishte marrë nga Richard Grenell, njeri i afërt i ish-Presidentit amerikan Trump dhe pjesë e administratës së tij të lartë.

Ajo shtoi se- “Do doja të shikoja intelektualë dhe shkrimtarë e artistë si Inva Mula dhe Visar Zhiti, etj në këshill. Ose merreni PD në seriozisht ose mos na humbni kohën kot. Jam pa fjalë”!/L.K

/Zoom.al