zoom

Të gjitha

Billie Eilish kritikohet për veshjen e saj në Oscar

Billie Eilish kritikohet për veshjen e saj në Oscar

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Billie Eilish, është kritikuar nga një përdorues i aplikacionit “TikTok”, i cili nuk kishte dhe aq fjalë të mira për të thënë në lidhje me fustanin që këngëtarja veshi në tapetin e kuq të “Oscar 2022”.

Ai tha se Billie është një ndër personat që është veshur më keq në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Personi në fjalë e filloi videon duke thënë se: “Unë e urrej ta bëj këtë, por këtu është veshja më e keqe nga Oscar. Jam ngopur me **** e saj.”

Sigurisht që pas kësaj nuk mund të mungonte edhe një përgjigje epike e vetë këngëtares, e cila bëri duet videon dhe u shfaq e ulur në tualet teksa i tregon gishtin e mesit dhe vendndodhjen e saj.

Ajo shkroi: “Unë nuk jam mjaftuar nga **** im. Unë jam duke dh*** tani.”

Duket se Billie është shumë e zënë duke thyer rekorde për të dëgjuar kritika. Ajo është artistja më e re që ka shkruar një këngë për James Bond dhe është po ashtu artistja më e reja që ka fituar një “Emmy”, “Grammy” dhe “Golden Globe” për këngën e saj “No Time to Die”./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura