Aplikacion
Billie Eilish ka bërë disa herë histori në karrierën e saj të shkurtër, por jashtëzakonisht të suksesshme e vetmja që ka marrë katër çmimet kryesore të Grammy brenda një viti, ka çmime Guinness dhe është fituesja e parë e një çmimi Oscar e lindur në shekullin 21-të etj.
https://www.youtube.com/watch?v=4Zh5CVU-4l8
Megjithatë ajo sërish dyshon në performancën e saj në Coachella. Billie performoi në festivalin prestigjioz Coachella në Indio, Kaliforni, duke bërë sërish histori si titullarja më e re në historinë e festivalit.
https://www.youtube.com/watch?v=P_HEZgceyMc
“Jam shumë mirënjohëse që jam këtu dhe që jeni të gjithë këtu. Kjo është një ëndërr e bërë realitet.” Ylli i muzikës veshi një bluzë të gjerë, pantallona të shkurtra dhe atlete PSNY x Nike Air Force 1.
https://www.youtube.com/watch?v=eyytxJBroro
Kur performanca e saj përfundoi, Billie u shpreh: “Faleminderit, Coachella! Më vjen keq që nuk jam Beyoncé. Ju dua, natën e mirë!”. Megjithatë, Billie vërtet nuk është Beyoncé, por është Billie dhe kjo mjafton./L.K
/Zoom.al