Aplikacion
Ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare, akademiku Nexhat Daci, një nga figurat më të rëndësishme të jetës institucionale dhe politike të Kosovës.
Lajmi u konfirmua nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ku Daci ishte anëtar i shquar.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vlerësoi kontributin e tij në ndërtimin e shtetit, arsimin e lartë dhe zhvillimin e shkencës, duke theksuar se trashëgimia e tij do të mbetet pjesë e rëndësishme e historisë institucionale dhe intelektuale të vendit.
Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, çmoi rolin e Nexhat Dacit në forcimin e institucioneve demokratike, duke nënvizuar vizionin, maturinë dhe përkushtimin e tij në konsolidimin e Kuvendit si përfaqësues i qytetarëve.
Nexhat Daci ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Kosovës nga viti 2001 deri në vitin 2011 dhe ka udhëhequr organin ligjvënës për dy mandate, në periudhat 2000–2004 dhe 2004–2006. Gjatë kësaj kohe, ai ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Pas ndarjes nga jeta të presidentit Ibrahim Rugova, Daci shërbeu për rreth një muaj si ushtrues detyre i Presidentit të Kosovës në vitin 2006. Më vonë, pas ndarjes nga LDK-ja, ai themeloi Lidhjen Demokratike të Dardanisë, ku mbajti postin e kryetarit./ Zoom.al