Aplikacion
Korça dhe e gjithë skena muzikore shqiptare janë në zi pas ndarjes nga jeta të këngëtarit dhe kompozitorit të njohur Nonda Kajno, në moshën 80-vjeçare.
I lindur më 18 gusht 1945 në qytetin e serenatave, Kajno u formua artistikisht në Liceun Artistik “Tefta Tashko Koço”, ku hodhi hapat e parë drejt një karriere të gjatë dhe të pasur në muzikën qytetare korçare.
Fillimet e tij lidhen me skenat lokale, ku spikati si interpretues i serenatave dhe këngëve tradicionale, për të vijuar më tej me krijime origjinale që u bënë pjesë e pandashme e trashëgimisë muzikore shqiptare. Ndër kompozimet më të njohura të tij janë “Për ty o Korça ime”, “Ah sa të kam dashur” dhe “Pra zgjohu vajza ime” — këngë që vazhdojnë të prekin zemrat e dëgjuesve.
Nonda Kajno konsiderohet si një nga kantautorët më të spikatur të serenatës korçare. Në vitet ’70, ai solli një risi të veçantë në skenën muzikore shqiptare, duke krijuar grupin e parë me tre kitara — një formacion që më vonë gjeti jehonë edhe në Tiranë, duke shënuar një moment të rëndësishëm në evolucionin e muzikës së lehtë qytetare.

ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit