Aplikacion
Kinematografia dhe skena shqiptare kanë pësuar një humbje të rëndë me ndarjen nga jeta të aktorit dhe humoristit të njohur Todi Llupi, një prej emrave më të spikatur të Estradës së Fierit.
Me një karrierë që u shtri për më shumë se pesë dekada, Llupi u bë i njohur për interpretimet e tij në estradë dhe në kinematografi, duke sjellë në skenë personazhe që mbetën gjatë në kujtesën e publikut. Ai iu bashkua Estradës së Fierit në vitin 1971 dhe gjatë aktivitetit të tij artistik interpretoi edhe në disa filma shqiptarë, ku spikati për humorin karakteristik dhe interpretimin autentik të dialektit myzeqar.
Në vitin 1989, Todi Llupi u vlerësua me titullin “Artist i Merituar”, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij në artin dhe kulturën shqiptare. Ndarja e tij nga jeta lë pas një trashëgimi të çmuar artistike dhe një boshllëk në skenën e humorit dhe kinematografisë shqiptare.