zoom

Aktualitet

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur shqiptar

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur shqiptar

Këngëtari i njohur shqiptar, Shemsi Krasniqi, i cili për publikun ishte i njohur si “Shemi” dhe vokalisti kryesor i grupit të famshëm “Ilirët”, është ndarë nga jeta.

Lajmi për vdekjen e tij u raportua nga mediat në Kosovë. Sipas Klan Kosovës, trupi i Krasniqit u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Dragodan gjatë natës, ndërsa ende nuk dihet shkaku i ndarjes së tij nga jeta.

Shemsi Krasniqi ishte një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare, i njohur për interpretimin e këngës ikonike “Xhamadani vija-vija”, e cila u bë simbol kombëtar./ Zoom.al

Postime të lidhura