zoom

Lajme

Ndahet nga jeta aktori i famshëm Remo Girone

Ndahet nga jeta aktori i famshëm Remo Girone

Aktori i njohur italian Remo Girone është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare.

Ai ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Mynih, ku jetonte prej disa kohësh së bashku me bashkëshorten, aktoren Victoria Zinny.

Girone u bë i njohur ndërkombëtarisht falë rolit të tij në sagën televizive “La Piovra” (Oktapodi), ku interpretoi Tano Cariddi-n, bosin mafioz që mbeti një nga figurat më të fuqishme dhe të frikshme të serialit.

Për publikun shqiptar, emri i Remo Girone lidhet ngushtë pikërisht me këtë personazh, i cili la gjurmë të forta në ekran dhe në kujtesën e shikuesve. Zoom.al/

Postime të lidhura